Lajme

Fundjava me reshje shiu, sinoptikania: Dhjetori me borë, rikthehet dimri si para viteve ‘90

Sinoptikania Lajda Porja tha se kjo fundjavë në vendin tonë parashikohet të jetë më reshje shiu.

Ajo sqaron se e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do të kenë reshje shiu të konsiderueshme.

E pyetur për dhjetorin në përgjithësi, Porja thotë se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është bora e cila do jetë shumë e pranishme.

Lexo më shumë  Mikja e Kosovës, Alica Kearns sërish deputete në Parlamentit britanik

Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe borë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *