Lajme

Fundjava gati për plazh, meteorologia tregon sa do të shkojnë temperaturat

Dita e premte do të karakterizohet nga kalime të ndjeshme vranësirash dhe rrebeshe shiu. Shkak është depërtimi masave ajrore nga Evropa e Veriut.

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje direkte me emisonin “Vila24”, ne News24 tha se vendi ynë dhe i gjithë rajoni kaluan një nga valët më të gjata të të nxehtit.

Lexo më shumë  Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Porja sqaron se era ne brigjet detare jugore, kryesisht në Vlorë do ketë fuqizim të parametrave, duke sjellë edhe rritje të dallgëzimit.

Sa i përket ditës së shtunë e të diel do ketë kthim të kthjellimeve dhe priten ditë të përshtatshme për plazh.

Temperaturat e ajrit do arrijnë deri në 32- 33 gradë C, me maksimumin 35 gradë në Gjirokastër apo Elbasan, pjesa tjetër e territorit do jetë në vlera tipike të korrikut.

Lexo më shumë  Krasniqi: Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund

Java që vjen do jetë në të njëjtat kushte atmosferike, me det paksa të trazuar në pjesën e dytë të ditës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *