Lajme

Ftohet në prokurori zëdhënësi i VV-së Manxhuka, pasi reagoi për  lirimin nga gjykata të kriminelit Dejan Pantiq

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka njoftuar se  është  ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, në lidhje me reagimin e tij në rastin e lirimit të kriminelit  Dejan Pantiq nga gjykatat e Kosovës.

Manxhuka ka thënë se përkundër se janë bërë rreth 250 denoncime të shkeljeve e proceseve korruptive nga ana e ministrive përgjatë kësaj kohe të qeverisjes në Prokurorinë Speciale. Veprimet e prokurorisë jo që ishin të mangëta, por shpeshherë rrëzuan raste me situatë të qartë.

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Manxhuka ka akuzuar Prokurorinë Speciale se po bënë  përndjekje të qytetarëve me prefixin VV, por sipas tij “kjo përpjekje e nomenklaturës së moçme si në politikë ashtu edhe në Prokurori për të frikësuar qytetarin e Kosovës, aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është dëshmuar të jetë e kotë”

Rruga Press

YouTube player