Lajme

FSK-ja vijon t’i stërvitë rekrutët ukrainas

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon t’i stërvitë rekrutët ukrainas përkrah Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë që udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, deri më tani janë trajnuar 34.000 rekrutë.

“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas. Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  VLEN: Janë konstatuar parregullsi dhe vjedhje të votave në 4 vendvotime

FSK-ja është pjesë e operacionit “Interflex” për trajtimin e rekrutëve ukrainas, e javë më parë u mbajt ceremoni e nisjes së kontingjentit.

“Operacioni Interlfex zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni. Kësisoj, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkëngjisë një kontingjent të instruktorëve profesionistë njësisë së Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që realizon operacionin Interlfex”, ka shkruar më parë ministria e Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Kryeprokurori Isufaj takohet me shefin e EULEX-it , diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Rruga Press

YouTube player