Lajme

FSK-ja po trajnohet nga ushtarë turq në taktika luftarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se komandot e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë duke u trajnuar në përvetësimin e taktikave luftarake nga forcat turke.

Sipas tij, stërvitjet janë tejet sfiduese dhe përvetësimet po bëhen në taktika për përballje me forcat armike.

“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet paqeruajtëse”, ka shkruar Mehaj në Facebook duke mos dhënë detaje tjera për trajnimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *