Bota

Biden dhe Putin do të zhvillojnë video-telefonatë të martën, temë diskutimi pritet të jetë edhe Ukraina

Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë të martën një video-telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, tha të shtunën Kremlini dhe një burim amerikan i njohur me këtë çështje.

Sipas medieve të huaja, të dy planifikojnë të diskutojnë shqetësimet e SHBA-së rreth ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën dhe tema të tjera tha burimi amerikan. Të dy do të diskutojnë gjithashtu lidhjet dypalëshe dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në samitin e tyre në Gjenevë në qershor, tha Kremlini për Reuters të shtunën.

Lexo më shumë  Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë

Biden do të diskutojë gjithashtu stabilitetin strategjik, çështjet kibernetike dhe rajonale. Koha e saktë e telefonatës nuk u bë e ditur.

“Biseda me të vërtetë do të zhvillohet të martën”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për Reuters. “Marrëdhëniet dypalëshe, natyrisht Ukraina dhe realizimi i marrëveshjeve të arritura në Gjenevë janë pikat kryesore të rendit të ditës”, tha ai.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *