KryesoreLajme

FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë.

Tëvë1 nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mëson se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për ushtrinë e Kosovës.

Gjithashtu, një pjesë e tyre Tëvë1 mëson se kanë arritur në bazat e FSK-së, kurse edhe shumë të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditëve në vijim.

Lexo më shumë  Tomorri: Progres-raporti për Shqipërinë tregon përgjegjësitë e qeverisë për pengesat në integrimin drejt BE-së

Donacioni që ka ardhur shihet edhe përmes videove të cilat janë publikuar në rrjete sociale, ku shihet që autoblindat amerikanë barten drejt kazermës ushtarake.

Tëvë1 ka dërguar pyetje në Ministrin e Mbrojtjes për të kërkuar më shumë detaje dhe është në pritje të përgjigjes. /tëvë1/

YouTube player