KryesoreLajme

FSK demonstroi kapacitetet në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut

Kontingjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke operuar në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25” krahas shteteve partnere në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

Në Kroaci pjesë e ushtrimit është Togu Xhenier Luftarak i cili i është bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate dhe elemente të Inteligjencës, në Shqipëri FSK operon me kapacitete luftarake të këmbësorisë krahas vendeve partnere ndërsa në Maqedoni të Veriut është i angazhuar Togu i Mortajave si dhe Policia Ushtarake .

Lexo më shumë  Kritika të ashpra ndaj Serbisë në draftraportin e PE-së, kërkohet të ndiqet penalisht Radoiçiq

“Kontingjentet e FSK-së janë duke zhvilluar operacione të mobilitetit të cilat dëshmojnë nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në përmbushjen e detyrave dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njofton FSK.

Pjesëmarrja e FSK-së në “Defender Europe 25” mundëson testimin e kapaciteteve dhe ndërveprueshmerinë me partnerët ndërkombëtarë, njëherit tregon përkushtimin ndaj standardeve të NATO-s dhe angazhimin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Lexo më shumë  Si i kërcënoi Rama anëtarët e kryesisë: Po të iki unë PS-ja shkon për lesh, kush më del kundër do e sakatoj
YouTube player