KryesoreLajme

FSHF-ja nuk shkruan për heqjen e flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd

Federata Shqiptare e Futbollit (FSFH) ka shkruar për Kongresin e 49-të të UEFA-s të mbajtur në Beograd. Ka bërë të ditur se pjesëmarrës në Kongresin e UEFA-s ishin delegacioni i FSHF-së i udhëhequr nga presidenti Armand Duka si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari Markus Weidner. Por FSHF-ja nuk kanë përmendur heqjen e flamurit të Kosovës nga salla ku u mbajt Kongresi i UEFA-s.

Në theks të veçantë ka shkruar Evropianin U21 të vitit 2027, që Shqipëria e organizon bashkë me Serbinë. Duka është njëri prej zëvendëspresidentëve të UEFA-s.

Lexo më shumë  Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën dhe ngrihen në protestë: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të

“Presidenti Çeferin përmendi organizimin e përbashkët të Kampionatit Europian U-21 2027 nga Shqipëria dhe Serbia si një rikujtesë të shkëlqyer se nuk ka kufij në futbollin evropian. Ai i ftoi të gjithë të lënë pas historitë e së shkuarës për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë”, shkruan ndër të tjera në shkrimin e FSHF-së.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në shkurt bëri zyrtar vendimin që Kampionati Evropian i vitit 2027 për futbollistët deri në 21 vjet të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Lexo më shumë  Kurti premton përkrahje të prodhimit dhe shtim të 10 profileve në arsimin dual

Reagimet për organizimin e përbashkët të Shqipërisë e Serbisë ishin të shumta. Kanë reaguar njohës të futbollit, grupe tifozësh e tifozë të ndryshëm. Por nuk ka pasur e as që pritet të ketë ndonjë reagim nga Federata e Futbollit e Kosovës.

YouTube player