KryesoreLajme

“Fshehu burgun”, PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzimin penal i cili mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kandidati i PS akuzohet se ka fshehur të dhëna në formularin e dekriminalizimit për të shkuarën e tij, më konkretisht 5 muaj burg për veprat penale të dyshuara kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas kallëzimit, Ervin Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka bërë 5 muaj burg si dyshuar për veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje. (Në përfundim Doda është shpallur i pafajshëm).

Lexo më shumë  Plaku i frikësuar shkon te metodat enveriste - Rama rrëmon në dokumentat e policisë për të diskretituar protestuesit

Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2023 në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, përfaqësues i PS.

Gjithashtu, Ervin Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në kallëzimin e PD thuhet se Ervin Doda, në të dy formularët, duke iu përgjigjur pyetjes nr. 4, ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka bërë 5 muaj burg.

Lexo më shumë  Sot 30 ditë rezistencë, nis protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës

Në këto kushte, në materialin kallëzues thuhet se kandidati për deputet Ervin Doda ka konsumuar elementet e veprës penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

YouTube player