KryesoreLajme

Fshati Tapi në Kuçovë zhytet në baltë dhe ujë prej 25 vitesh, Bashkia: Nuk ka fonde për rrugën

Fshati Tapi, vetëm 5 km nga qendra e qytetit të Kuçovës, jeton në kushte që banorët i përshkruajnë si “si në kohën e mesjetës”.

Rrugët janë të mbushura me ujë, baltë dhe llucë, duke e bërë lëvizjen e përditshme të banorëve jashtëzakonisht të vështirë.

Banorët tregojnë se fëmijët e kopshteve dhe shkollave janë të detyruar të veshin çizme për të arritur në rrugën kryesore, ndërsa të rriturit mbajnë këpucët në çantë dhe veshin çizmet vetëm për të kaluar rrugën e fshatit.

“Jetojmë të mbuluar nga pluhuri në verë dhe të zhytur në baltë e llucë në dimër. Bashkia na ka harruar plot 25 vite,” thonë banorët, të cilët shprehen se kanë bërë shumë herë ankesa për rikonstruksionin e rrugës, por premtimet elektorale nuk janë përmbushur kurrë.

Nga ana e saj, bashkia e Kuçovës ka deklaruar se momentalisht nuk ka fonde për të realizuar investimin.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

Banorët apelojnë që situata të ndryshojë sa më parë, duke theksuar se rruga e fshatit Tapi ka më shumë se dy dekada në gjendje të papërshtatshme.

Rruga Press

YouTube player