Bota

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Shërbimi Sekret rus i njohur si FSB ka publikuar pamjet e momentit të shpërthimit të një veture në Sevastopol, ku mbeti i vrarë kapiteni rus i klasit të parë Valery Trankovsky që ishte pjesë e flotës ruse të Detit të Zi.

Autoritetet ruse kanë njoftuar se dy persona janë arrestuar lidhur me këtë rast, që Kremlini e cilësoi si “sulm terrorist”.

Bëhet fjalë për një grua 38-vjeçe që kishte mbikëqyrur eprorin ushtarak rus, si dhe një burrë 47-vjeç që dyshohet se kishte vendosur mjetin shpërthyes në veturë.

Lexo më shumë  Provokim ushtarak pranë kufirit të NATO-s/ Droni rus godet trenin, shpëton ish-kryeministri britanik Johnson dhe delegacioni perëndimor

Inteligjenca ushtarake ukrainase pati njoftuar se është kryer sulmi mbi eprorin rus, i cili kishte komanduar me flotën e anijeve ruse që kishin kryer sulme mbi qytetet ukrainase.

Madje u tha se ai ishte përgjegjës i drejtpërdrejt për shumë sulme që janë kryer mbi ukrainasit, kurse sulmi kishte ndodhur të Krimesë së aneksuar nga rusët.

Lexo më shumë  Tension në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez
YouTube player