Lajme

Frikësohet Vuçiqi: Amerikanët po shtojnë prezencën në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot i është drejtuar popullit të tij me një adresim dhe tema më e nxehtë e fjalimit të tij ishte Kosova.

Në këtë fjalim ai tha se amerikanët janë duke e rritur prezencën e tyre ushtarake në Kosovë, derisa vazhdoi të propagandonte se ka “provokime të përditshme” nga shqiptarët.

“Amerikanët po rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë, është interesante se ata thonë se po vijnë si plotësim për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Vuçiqi, shkruan B92.

Vuçiqi tha se këtë e sheh si një sinjal që s’duhet të ëndërrojë që ta respektojë “Kartën e OKB-së dhe as Rezolutën 1244”.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

“Duhet ta dimë se e vetmja gjë që duhet respektuar – vendimi i forcës. E kuptuam mesazhin. E drejta ndërkombëtare është shkelur prej kohësh, ekziston vetëm ligji i forcës. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i referohemi të drejtës ndërkombëtare, të cilit të tjerët i përmbahen vetëm kur u përshtatet”, ka thënë Vuçiqi.

Në adresimin për popullin e tij, Vuçiqi ka insistuar edhe sot se ka marrë një propozim nga Franca dhe Gjermania për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, edhe përkundër faktit se Berlini zyrtar një prej versioneve të publikuara në media e kishte mohuar.

Vuçiqi ka thënë se struktura e dialogut po ndryshon dhe se ekziston edhe propozimi nga Gjermania dhe Franca që është në tavolinë e që përfshinë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Ky reagim vjen nga Vuçiqi, ndërkohë që është i vetmi vend aspirues (?) për në BE që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Për më tepër ka nënshkruar marrëveshje të re për importin e gazit rus në Serbi. Vuçiqi pretendon se duke mohuar gjenocidin në Bosnje e Kosovës, duke mbajtur kriminelet e luftës të mbrojtur e madje edhe deputetë në parlament, po i bindet ligjeve ndërkombëtare, ndërkohë që as nuk i bindet atyreve minimale të të drejtave të njeriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *