Bota

Frikë nga sulmet e Rusisë? Britania “blindon” qiellin e Polonisë, dalin pamjet nga sistemi “Sky Saber”

Sistemi modern anti-raketë Sky Saber do të zhvillohet në Poloni nga Mbretëria e Bashkuar  për të mbrojtur hapësirën ajrore polake ” nga agresioni rus “.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace e bëri njoftimin gjatë një vizite në Varshavë , duke thënë se Britania do të zhvillojë një sistem raketash dhe 100 trupa në vend.

Lexo më shumë  Mediat: Trumpi drejt një vendimi kritik për Iranin, plane në tryezë për goditje të shpejta ushtarake

Vendimi i Londrës vjen ndërsa NATO po lëviz për të rritur sigurinë në anën e saj lindore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Ne do të vendosim sistemin kundërajror me rreze të mesme Sky Saber në Poloni me rreth 100 personel për të treguar se jemi afër Polonisë, duke mbrojtur hapësirën ajrore të saj nga çdo sulm i mëtejshëm nga Rusia,” tha Wallace. 

Lexo më shumë  Trumpi tani kapet me kancelarin gjerman: Merru me vendin tënd të shkatërruar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *