Lajme

Frikë nga Azerbajxhani, Armenia i kërkon ndihmë Rusisë

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim ditën e djeshme, sipas një njoftimi nga  Ministria Mbrojtjes armene, pak orë pas përshkallëzimit të tensionit mes dy palëve.

Sipas të dhënave, marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e Rusisë. Deri në orët e vona të natës, autoritetet e Azerbajxhanit nuk kishin bërë asnjë deklaratë për këtë zhvillim. Parlamenti armen njoftoi dje se 15 ushtarë armenë humbën jetën dhe 12 u kapën në përplasjet në kufirin e vendit me Azerbajxhanin, ndërsa në Baku raportohet për të plagosur.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës mbyll gjashtë degë të Bankës Postare Kursimore në veri

Armenia i ka kërkuar Rusisë të ndihmojë në mbrojtjen e integritetit të saj territorial kundër Azerbajxhanit. Një total prej 2,000 rusësh, anëtarë të forcës paqeruajtëse janë vendosur në Nagorno-Karabakh për një mandat pesë-vjeçar, i cili mund të rinovohet pas përfundimit të marrëveshjes së vitit të kaluar.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bisedoi dje me homologët e tij armenë dhe azerbajxhanas, duke u kërkuar atyre që të ndalojnë përshkallëzimin e tensioneve.

Lexo më shumë  Bashkitë në Shqipëri mbahen nga ndërtimet, 63% e të ardhurave në 2023 nga taksa e infrastrukturës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *