Bota

Frika nga varianti Delta i Covid në SHBA, CDC: Maskat duhet të bëhen të detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet që të rekomandojë ditën e sotme që maskat të mbahen sërish në ambientet e mbyllura. CNBC shkruan se rekomandimi i CDC-së përfshin edhe personat që janë vaksinuar me vaksinat anti-Covid.

Udhëzimet e CDC-së pritet të vijnë përpara sezonit të vjeshtës, ku varianti Delta i Covid, pritet që të shkaktojë një rritje të madhe të rasteve me Covid në SHBA. Ndërkohë që ekspertët e shëndetit, kanë thënë se Delta është forma mbizorëruese e Covid në SHBA dhe se po godetet çdo shtet, që ka shkallë të ulët vaksinimi.

Lexo më shumë  G7 hap rezervat strategjike, nxjerr deri në 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

SHBA-ja janë shtetet më të goditura në botë nga pandemia e Covid. Që nga fillimi i pandemisë, deri tani në SHBA janë regjistruar 35,288,544 persona me Covid, ndërsa 627,048 të tjerë kanë humbur jetën.

CNBC shkruan se rekomandimi i CDC-së përfshin edhe përsonat që janë vaksinuar me vaksinat anti-Covid./dosja/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *