Bota

Frika nga rrjedhja e rrezatimit, ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë shkojnë në Çernobil

Autoriteti Ndërkombëtar i Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar se është duke nisur një mision në Ukrainë për të ekzaminuar ish-centralin bërthamor të Çernobilit. Ky i fundit u bë skenë e luftimeve të ashpra në në fillim të luftës dhe ngriti frikën për rrjedhje të mundshme rrezatimi.

Ekipi i ekspertëve të sigurisë do të mbërrijë të martën në Çernobil për të ofruar pajisje, për të bërë vlerësime të niveleve të rrezatimit dhe për të ndihmuar në rivendosjen e sistemeve mbrojtëse dhe monitoruese.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Si vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore të historisë në vitin 1986, Çernobili nuk është më një termocentral funksional, por puna vazhdon atje për ruajtjen e mbetjeve radioaktive. Dy javë më parë, Yogita Limaye e BBC-së ishte një nga gazetarët e parë që vizitoi fabrikën pas largimit të forcave ruse.

Punonjësit aty bënë të ditur se u përpoqën të gjenin karburant për të mbajtur gjeneratorët në punë pasi u ndërpre energjia gjatë luftimeve, madje edhe duke vjedhur nga rusët për të ruajtur sistemet kritike të sigurisë. /abc/

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *