Bota

“Frika jonë për Perëndimin është konfirmuar 100%”, Lavrov: Do të përmbushim të gjitha dëshirat e Putinit

Të gjitha frikërat e Moskës për synimet perëndimore në Ukrainë janë konfirmuar 100%, ditën e sotme, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas bisedimeve me homologun e tij nga Mali.

“Ne u kemi kujtuar miqve tanë nga Mali në detaje se çfarë ka ndodhur realisht në Ukrainë gjatë viteve të fundit, përfshirë tetë 8 vitet që Ukraina refuzon kategorikisht të respektojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e Donbasit. Ne kemi shpjeguar edhe njëherë arsyet se pse mik kishim zgjidhje tjetër veçse të nisnim një operacion special ushtarake në Ukrainë”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Ndër te tjera Lavrov theksoi se gjatë “operacionit special” të gjitha frikërat e Rusisë për atë që Perëndimi po përpiqej të bënte me Ukrainën u konfirmuan 100%.

“Perëndimi po zhvillon strategji për rajonet përreth Rusisë. Ne e dimë se sa shumë kanë depërtuar në Ukrainë dhe për shumë vite pas pavarësisë së Ukrainës, ata kanë zhvilluar programe të ndryshme atje. Ne nuk kishim asnjë pretendim ndaj tyre, pavarësisht se ata veprojnë lirshëm pranë vendit tonë” , theksoi Lavrov.

“Të gjitha synimet e vendosura nga presidenti Putin, veçanërisht mbrojtja e popullit, e civilëve në Ukrainë, veçanërisht në Donbas, parandalimi i kërcënimeve të menjëhershme ndaj sigurisë së vendit tonë në Ukrainë, sigurisht që do të përmbushen”, tha Lavrov.

Lavrov gjithashtu vuri në dukje se ekipi negociator ukrainas udhëhiqet nga Londra dhe Uashingtoni, sipas informacioneve të mbledhura nga Moska.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *