Bota

Francë, rritje e shtrimeve në spital si pasojë e Covid-19, priten masa të reja

FRANCË – Këtë të martë, Franca regjistroi një rritje të shtrimeve në spital me COVID-19, pas rritjes së rasteve të reja të infeksioneve. Sipas Ministrisë franceze të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 618 pacientë me COVID-19 u shtruan në spitale, duke çuar në 12,714 numrin e përgjithshëm të të hospitalizuarve.

Kjo është rritja e dytë më e lartë pas rritjes në muajin prill, kur numri i pacientëve në spitale në Francë ishte mbi 30 mijë e 600. Ditë më parë, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se vala aktuale e pandemisë në Francë mund të ketë pikun në janar të vitit të ardhshëm.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Vala aktuale e pandemisë në Francë mund ta ketë pikun në janar. Që nga fillimi i pandemisë, Franca ka konfirmuar mbi 119 mijë viktima nga koronavirusi. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *