Art & Kulturë

Francë / Regjisori shqiptar xhiron në Qendrën për Kërkime Hapësinore

Projekti filmik “My mother is a cosmonaut” me regji të Andi Delianës bashkëpunim me “Centre des Études Spatiales” në Francë ( CNES), ku regjisori zhvilloi një takim me drejtorin e CNES ( Qendra hapsinore ne Toulouse), do të evokojë disa momente historike në ngjarjet e ekranizuara ku një mision hapësinor shqiptar i gënjeshtërt bëhet shkas për një intrigë midis funksionarësh të regjimit komunist në grahmat e fundit.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se xhirimet do të përfshijnë dhe skena nga CNES (Qendra për Kërkime Hapësinore) sipas marrëveshjes midis produksionit francez dhe institucionit në fjalë.

““Misioni” ( aka “My mother is a cosmonaut” është një bashkëprodhim i Red Helicopter Films, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Agjencisë së Filmit të Maqedonisë së Veriut, Dream Factory (Macedonia), Aviva Film (Francë), NYPS ( USA) dhe “Euroimage””, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për këtë projekt filmi.

Ngjarjet në filmin “My mother is a Cosmonaut”, me regji nga Andi Deliana vendosen në Shqipërinë dhe Francën e viteve ‘80. Më herët për filmin e tij regjisori Andi Deliana ka shprehur se drama e filmit mbështetet me metaforën e një jete të shkuar nën gënjeshtër, ku ëndrrat marrin më shumë rëndësi se sa realiteti. “Kalimi i perdes se padukshme, që ndan jetët e qytetarëve të Europës Lindore me ata të Perëndimit merr një rëndësi të veçantë, i krahasueshëm në veçantinë e vet me atë çka provon një kozmonaut që shkëputet nga toka”, thotë me stë tjerave regjisori Adi Deliana për këtë projekt filmik.

Në rolet e filmit me regji nga Abndi Delaiana janë aktorë të njohur, mes tyre Arben Bajraktaraj, Ndriçim Xhepa, Lia Sanchez Baltodano (Spanjë), Luis Lombardi (USA), Gent Bejko, Ardian Cerga, Klodian Hoxha e të tjerë, ku xhirimet do të jenë në Tiranë, USA dhe Francë.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *