Bota

Francë, ligj kundër Amazon për të mbrojtur libraritë

“Luftën” kundër të ashtuquajturave Big Tech, Franca po e shtrin edhe në tregun e librit. Deputetët francezë do të shqyrtojnë kësaj jave një ligj të ri, i cili ndalon Amazon të ofrojë dhe dorëzojë librat e shitur me kosto transporti zero. Ligji ka mbështetjen e presidentit Macron dhe synon t’i mbrojë libraritë fizike nga konkurrenca e Amazon, e cila ua ka reduktuar shitjet.

Kjo është e fundit në një seri lëvizjesh që ka ndërmarrë Franca për të mbrojtur kulturën vendase nga sfida e firmave të huaja të teknologjisë, përfshirë mbështetjen e botuesve të lajmeve kundër Google dhe Facebook dhe mbështetjen e transmetuesve televizivë kundër Netflix.

Lexo më shumë  Stoltenberg: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar

Géraldine Bannier, një deputete nga partia aleate e Emmanuel Macron, MoDem, qëndron pas këtij ligji.

Drafti që do të rishikohet nga komiteti i kulturës i Asamblesë Kombëtare parashikon një tarifë minimale për shpërndarjen e librave. Me fjalë të tjera, premtimi i Amazon për dërgimin praktikisht falas të librave do të bëhet i paligjshëm në Francë.

Gjiganti amerikan i tregtisë elektronike është kundër këtij ligji të ri, sipas zyrtarëve të shumtë francezë, të cilët thonë se firma ka lobuar kundër tyre.

Lexo më shumë  Ukraina përfiton mbështetje në vlerë prej 977 milionë eurove nga Belgjika

Politikanët francezë i kanë mbrojtur prej kohësh libraritë përballë kompanisë amerikane të teknologjisë – e përshkruar dikur nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo si “vrasësja e librarive” – dhe disa madje kanë bërë thirrje për bojkotimin e Amazon.

Franca ka 3 300 librari dhe në vitet 2006-2019 shifrat tregojnë rënie për shkak të konkurrencës së shitësve me pakicë në internet si Amazon dhe Fnac.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *