Bota

Franca nxjerr në rrugë autobusin e parë pa shofer në Europë

Një autobus pa shofer në Francë është automjeti i parë i këtij lloj që autorizohet të vendoset në qarkullim në një rrugë publike. Autobusi i vogël që mund të transportojë deri në 12 pasagjerë ka kryer prova në një kampus në qytetin jugor të Tulusës që nga muaji mars.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Por javën e shkuar, ministri francez i Transporteve Jean-Baptiste Djebbari autorizoi lëvizjen e autobusit pa shofer nëpër rrugët publikë.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në komercializimin e automjeteve pa shofer si në ambiente private ashtu edhe në rrugët publike”, tha Benoit Perrin menaxheri i përgjithshëm i kompanisë së prodhimit të këtyre automjeteve ‘EasyMile’.

Autorizimi i dhënë nga Ministria franceze e Transporteve e bën automjetin e ‘EasyMile’ të parin që  lejohet të lëvizë në të njëjtën rrugë me automjete të tjera, këmbësorë dhe çiklistë pa pasur një shofer që ta drejtojë./euronews/

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *