Bota

Franca nuk gjen qetësi, ashpërson masat anti-covid pas rritjes së rasteve për festa

Sipas vendimit që pritet të zyrtarizohet këto ditë, nga 3 janari, puna nga shtëpia do të bëhet e detyrueshme për ata që kanë mundësi, ndërsa tubimet publike do të kufizohen në 2 mijë persona për organizimet në mjedis të mbyllur.

 Franca ka vendosur që të vendosë masa më të ashpra kufizuese kundër pandemisë covid-19, kjo pas regjistrimit të rekordit të rasteve të reja dhe përhapjes së frikshme të variantit Omicron.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Sipas vendimit që pritet të zyrtarizohet këto ditë, nga 3 janari, puna nga shtëpia do të bëhet e detyrueshme për ata që kanë mundësi, ndërsa tubimet publike do të kufizohen në 2 mijë persona për organizimet në mjedis të mbyllur.

Lajmi vjen në kohën kur Franca regjistroi mbi 100.000 raste me Covid-19 të shtunën, që është shifër rekord që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, kryeministri francez nuk vendosi për orë policore në natën e Vitit të Ri.

Kryeministri i Francës, Jean Castez, u tha gazetarëve se pandemia po duket si një film pa fund, ndërrsa njoftoi për masat e reja në një konferencë për mediat pas takimit të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se infeksionet e koronavirusit janë duke u dyfishuar çdo të dytën ditë, duke paralajmëruar për një “megavalë” të rasteve të reja.

Marrë nga france24.com

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *