Bota

Franca mbetet e hapur për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa franceze me rreze të gjatë veprimi

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot tha sot se Parisi mbetet i hapur për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa franceze me rreze të gjatë veprimi – për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës lejuan Kievin të përdorë raketa amerikane për të njëjtin qëllim.

“Ndryshimi i politikës së Uashingtonit – i kërkuar prej kohësh nga Ukraina – erdhi si përgjigje ndaj dislokimit të trupave nga Koreja e Veriut për të ndihmuar përpjekjet e luftës të Moskës”, thanë zyrtarët amerikanë.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Ky veprim ka të ngjarë të bëjë që aleatët evropianë të rishikojnë qëndrimet e tyre.

Barrot kujtoi se presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi në maj – se Parisi ishte i hapur për të shqyrtuar dritën jeshile për përdorimin e raketave të tij për të goditur tokën ruse.

“Ne e kemi bërë të qartë se ky ishte një opsion që do ta shqyrtonim nëse do të lejonte goditjen e objektivave nga ku rusët po rrisin agresionin në territorin ukrainas”, u tha Barrot gazetarëve në Bruksel.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej kohësh autorizimin nga Uashingtoni për të përdorur sistemin e fuqishëm të raketave taktike të ushtrisë, i njohur me inicialet e tij ATACMS, për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Lexo më shumë  Ukraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk

Por, zyrtarët amerikanë ishin shqetësuar më parë për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë e armatosur me armë bërthamore, si dhe rrezikun e shterimit të rezervave të municioneve të vlefshme të Uashingtonit.

Franca dhe Britania e Madhe i kanë ofruar Ukrainës raketat e tyre me rreze të gjatë “Storm Shadow” dhe SCALP, por janë ndalur nga autorizimi i përdorimit të tyre brenda Rusisë pa miratimin amerikan për ATACMS. 

Rruga Press

YouTube player