Bota

Franca masa ‘drastike’ për energjinë, gjoba nëse shkelen nga bizneset

Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha bizneset me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim gjatë natës, në përpjekje për të ulur përdorimin e energjisë.

Ministrja e Tranzicionit të Energjisë thotë se është “absurde” që dyert të qëndrojnë hapur teksa kondicioneri është në punë, çka çon në 20% më shumë konsum të energjisë.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Bizneset që thyejnë ndalimin, i cili do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme do të gjobiten me 750 €.

Pak ditë më parë Komisioni Evropian prezantoi planin nëse 27 vendet anëtare  mund të përballen me një ndërprerjeje totale të gazit nga Rusia, që do të sillte një reduktim të energjisë.

Plani i paraqitur nga ekzekutivi i BE-së bën thirrje që konsumi i gazit të reduktohet në të gjithë bllokun me 15% nga 1 gushti i këtij viti deri më 31 mars 2023.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Qëllimi, tha Komisioni, është të mbrohet furnizimi për familjet dhe përdoruesit thelbësorë si spitalet dhe industritë kryesore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *