Bota

Franca kërcënon Mbretërinë e Bashkuar: Do ndërpresim furnizimin me energji

Qeveria franceze po e shtyn BE -në të mbajë një qëndrim më të fortë ndaj Mbretërisë së Bashkuar në mosmarrëveshjen lidhur me liçensat e peshkimit mes dy vendeve.

Ministri francez i çështjeve të Bashkimit Europian, Clément Beaune, tha se Bashkimi Europian mund të godasë furnizimin me energji të Britanisë dhe Jersey-t për shkak të dështimit të Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar licenca të mjaftueshme peshkimi për peshkatarët francezë.

Beaune, i cili është një aleat i ngushtë i presidentit francez, Emmanuel Macron, tha se veprimi do të fillojë brenda disa ditëve dhe diskutimet kanë filluar. Franca është duke e shtyrë BE -në të mbajë një qëndrim më të fortë kundër Britanisë së Madhe për shqetësimet e saj se qeveria e Boris Johnson po vepron në kundërshtim me detyrimet e saj mbi aksesin e peshkimit në ujërat e ishullit Kanal.

Lexo më shumë  Shpërthime masive dëgjohen në pjesën lindore të Teheranit

Sipas The Guardian, javën e kaluar një e treta e anijeve franceze që aplikonin për të peshkuar në ujërat e Jersey-t u refuzuan nga qeveria e ishullit. Javën e kaluar qeveria britanike dha vetëm 12 leje nga 47 anije franceze me në ujërat e saj bregdetare. Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Jersey kanë thënë se anijet që ishin refuzuar nuk kishin arritur të siguronin dëshmi se vepronin në ujërat përkatëse. Beaune tha se Franca nuk mund të mashtrohej kaq lehtë.

“Mjaft tashmë, ne kemi një marrëveshje të negociuar nga Franca, nga Michel Barnier, dhe ajo duhet të zbatohet 100%. Nuk është duke u zbatuar. Në ditët e ardhshme, dhe unë fola me homologët e mi evropianë për këtë çështje dje, ne do të marrim masa në nivel evropian ose në nivel kombëtar për të ushtruar presion mbi Mbretërinë e Bashkuar.  Ne mbrojmë interesat tona. Ne e bëjmë atë mirë dhe në mënyrë diplomatike, por kur kjo nuk funksionon, ne marrim masa. Ishujt Kanal, varen nga ne për furnizimin e tyre me energji. Ata mendojnë se mund të jetojnë veçmas dhe të tallen me Europën. Dhe për shkak se kjo nuk funksionon, ata kënaqen me këtë sjellje agresive“, përfundoi ai.

Lexo më shumë  Katari: Irani ka kaluar “vijat e kuqe”

Mbretëria e Bashkuar është një importues neto i energjisë nga stacionet bërthamore franceze. Parisi ka thënë më parë se mund të ndërpresë furnizimin neë Jersey, energjinë e të cilit e përçon përmes kabllove nënujore sipas një kontrate tregtare midis kompanisë franceze EDF dhe Kompanisë Elektrike të Jersey. Masat e njëanshme që ndikojnë në furnizimin me energji për pjesën tjetër të Britanisë së Madhe do të ishin gjithashtu teorikisht të mundshme. Por Franca do të duhet të marrë pëlqimin e shteteve të tjera anëtare dhe veprimi do të duhet të jetë proporcional.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *