Bota

Franca frikësohet se mund t’i ndodhë sikurse Kazakistanit

Qeveria franceze po punon për masa të reja që të kufizojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, tha ministri i Financave, duke thënë se Parisi dëshiron të shmangë valën e pakënaqësisë së qytetarëve që ka mbërthyer Kazakistanin.

“Shikoni se çfarë po ndodh në Kazakistan, kjo na tregon se çfarë mund të ndodhë kur çmimet e energjisë shpërthejnë, është politikisht e rrezikshme”, tha ministri Bruno Le Maire.

Çmimet e energjisë janë një çështje e ndjeshme në Francë. Kështu, rritja e taksave të karburantit në vitin 2018 shkaktoi protesta në rrugë me muaj që u shndërruan në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Çmimet e energjisë janë rritur në mbarë botën në vitin 2021 dhe Parisi është zotuar të mbrojë familjet duke kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në vetëm katër për qind në muajin shkurt.

Çmimet ndërkohë janë rritur edhe më shumë dhe përpjekja e Parisit për t’i ngrirë ato duke kufizuar tarifat ka rezultuar e pamjaftueshme, raporton bloomberg.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje për çmimet e energjisë elektrike në ditët në vijim, çmimi i energjisë elektrike do të rritet nga 35 deri në 40 për qind për francezët në fund të janarit”, tha Le Maire.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Paris shqyrtoi mundësinë që kompania shtetërore e energjisë EDF t’i ofrojë konkurrencës më shumë energji elektrike nga termocentralet bërthamore me çmime më të mira, në mënyrë që furnizuesit të mos paguajnë çmime të larta të energjisë elektrike në tregjet me shumicë që ndikojnë edhe në çmimin e energjisë elektrike për familjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *