Sport

Del “lista e rrogave” të futbollistëve shqiptarë në kampionatet prestigjoze

Portali “Salary Sport” tashmë është i njohur për listimin e rrogave të futbollistëve në botë dhe jo atyre listave që u zbuluan rreth tri javë më parë në Shqipëri, që vazhdon të jetë edhe sot temë e ditës, duke u bërë kureshtar se sa e ka pagën tjetri.

RENDITJA SIPAS RROGAVE
Nga vëzhgimi i bërë rezulton që mbrojtësi Elseid Hysaj është lojtari më i paguar. Te skuadra e Lacios ai paguhet me një rrogë javore prej 63 mijë paundësh, çka i sjell atij një rrogë vjetore prej 3.2 milionë paundësh ose 3.9 milionë euro.

Hysaj firmosi në vitin 2021, në fillim të këtij sezoni, dhe ka një kontratë me klubin e kryeqytetit deri në vitin 2025.

Pas tij vjen fantazisti Nedim Bajrami, i cili përfiton te Empoli në Serinë A 1.87 mln paund ose 36 mijë paund në javë. 22-vjeçari luan sezonin e tij të dytë me fanellën e ekipit toskan dhe ka një kontratë që i skadon në qershor të vitit 2024.

Emri i tretë në listim vjen po nga kampionati italian, ku Tomas Strakosha paguhet 34 mijë paund në javë nga Lacio dhe në vit arkëton nga kontrata e tij 1.76 milionë paund.

Portieri është në vitin e fundit të kontratës që i mbaron në qershor të këtij viti. Sipas “Salary Sport”, pas tij renditet kapiteni i Kombëtares dhe portieri tjetër, Etrit Berisha, që merr te Torino një rrogë 1.66 mln paund në vit.

Gardiani nuk ka luajtur ende me fanellën e Torinos në këtë sezon, por kjo nuk e pengon që të arkëtojë një shumë të tillë si 32 mijë paund në javë.

Më poshtë vijojmë me dy mbrojtësit e qendrës, Marash Kumbulla te Roma që përfiton 1.5 mln paund, ndërsa Berat Gjimshiti tek Atalanta me 1.4. Ndërkohë, në Spanjë Ivan Balliu paguhet te Vajekano vetëm 7 mijë paund në javë, çka i sjell atij një rrogë vjetore prej 369 mijë paundësh.

Ndërsa Broja në Premier Ligë, i huazuar nga Çelsi te Sauthemptoni, përfiton 8 mijë e 500 paund në javë që përkthehen në 442 mijë në vit.

Ekipi turk i Koniasporit paguan në vit Sokol Cikalleshin me 239 mijë paund dhe Çekiçin me 223 mijë paund. Emra si Myrto Uzuni, Odise Roshi, Lenjani e Trashi nuk janë në këtë listë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *