EditorialKryesore

Franca e vjetër dhe partitë e vjetëruara të Kosovës

Nga Stiv Roi

Nuk mbeti imagjinatë e paartikuluar për motivet e pathëna nga vetë Franca pse e kundërshton heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërkaq ajo po thotë: negativisht, luftoni korrupsionin; pozitivisht, rrisni sundimin e ligjit dhe dëshmoni kompetencën institucionale.


Në një shoqëri të ndërtuar për vite mbi të kundërtën, pra mbi korrupsionin e rehatuar dhe mbi padrejtësinë e instaluar, duket se plotësimi i kësaj kërkese prek negativisht gati secilin anëtar/e të saj. Zgjidhja e lehtë që e shmang kërkesën: heqim qeverinë e antikorrupsionit. Për legjitimim argumenti i vlefshëm në çdo rast: shtrenjtimi i jetesës. Shkaku i zbuluar nga partitë e vjetëruara: qeveri diletante.


Në këto tri pika bashkohen i pasuri që i ka zhvatur buxhetit miliona euro dhe i varfëri që ndoshta jeton me pension. Dy pikat e para janë të kuptueshme: kemi qeveri antikorrupsion, dhe në shoqërinë e ndërtuar gjatë mbi korrupsionin, pasojat do të prekin si milionerin ashtu dhe varfanjakun. Për rrjedhojë, si intensitet ndjesie subjektive, shtrenjtimin e jetesës më shumë e ndjen milioneri sesa varfanjaku, por ama e ndjejnë të dy. E pakuptimtë mbetet e treta: në një shoqëri ku secili e mendon veten më kompetent se tjetri, është e habitshme sesi qeverisja e tashme ka mundur të gjejë ndonjë prej individëve të rrallë të paaftë për me i vendosë në krye të instuticioneve!

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE


Megjithatë, po t’i bëhet luftë korrupsionit, po të vendoset kompetenca institucionale dhe sundimi i ligjit, po të sigurohet jetesa me punë të ndershme do të vijë edhe heqja e vizave. S’ka nevojë “me i dhënë diçka Serbisë”, aq më pak territor!


P.S. Plus edhe një faktor. Franca mos ketë më presidencën e Evropës. Motivet e fshehta e të qarta të Francës janë cilët të doni: është antishqiptare, proserbe, proruse, antimuslimane, kundër gazit në Parlament… Motivet e fshehta të partive të vjetëruara janë vërtetë më të qarta: Jo luftë korrupsionit, sepse na e shtrenjton jetesën! Jo sundim të ligjit, sepse shumë pasuri konfiskohen e shumë individë mbeten pa vendin e punës! Jo kompetencë institucionale, sepse atëherë institucioni dhe ligji e di kush është kush. Ndaj shumëkush dëmtohet. E kështu, mendësia e vjetëruar franceze dhe partitë e vjetëruara të Kosovës punojnë që të krijohet shumica e re, fitimtare individuale dhe humbëse kolektive.

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *