Bota

Franca e Spanja, bashkë për shënimin e 50-vjetorit të vdekjes së Picassos

Franca dhe Spanja planifikojnë që vitin e ardhshëm të organizojnë një sërë ngjarjesh ndërkombëtare me të cilat do të shënohet 50-vjetorin i vdekjes së Pablo Picassos. Ministria e Kulturës e Francës ka njoftuar se Picasso do të nderohet si një artist universal, i cili si promotor i madh i të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, ka vënë themelet e parimeve të Bashkimit Evropian.

“Guernica” e tij e famshme është bërë simboli më i madh ndërkombëtar kundër luftës në historinë moderne, kanë thanë zyrtarët francezë.

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

Në Paris gjendet një prej muzeve më me peshë në botë, dedikuar artistit me nam.

Muzeu i Picassos në kryeqendrën franceze mund të krenohet me koleksionin më të madh në botë të veprave të këtij artisti. Për shënimin e përvjetorit është themeluar një komitet i përbashkët midis dy vendeve, dhe organizatorët e shohin këtë si një prej ngjarjeve më të mëdha evropiane e botërore të vitit që vjen. Janë planifikuar gjithsej rreth 40 ekspozita dhe ngjarje të tjera, kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Picassoja u lind më 25 tetor 1881 në Malaga në jug të Spanjës dhe vdiq në moshën 91 vjeçare, më 8 prill 1973 në Mougins në jug të Francës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *