BotaKryesore

Franca dhe Gjermania do të veprojnë si Kosova në solidarizim me Ukrainën

Bashkia e Parisit do të shfaqë ngjyrat e flamurit ukrainas të mërkurën mbrëma për të treguar solidaritet ndaj Ukrainës, tha zyra e kryetarit të bashkisë në një deklaratë.

“Qyteti i Parisit dëshiron të tregojë mbështetjen e tij për popullin ukrainas dhe demokracinë duke ndriçuar bashkinë e qytetit me ngjyrat e Ukrainës sonte”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Kurti priti Ekipin e UNKT-së, temë forcimi i bashkëpunimit zhvillimor

Shfaqja do të ndodhë në orën 18:45 me orën lokale, tha ai, duke shtuar se edhe kryeqyteti gjerman i Berlinit do të ndriçojë gjithashtu Portën e Brandenburgut në të njëjtën kohë.

“Ky veprim shënon solidaritetin dhe unitetin e domosdoshëm që Evropa duhet të tregojë në këtë konflikt, ndërkohë që lufta kërcënon kontinentin tonë”, thuhet në deklaratë.

©Rruga Press

Lexo më shumë  Trump: Ikim nga Irani pas 2 javësh, ata nuk do kenë armë bërthamore, qëllimi u arrit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *