Bota

Franca dëshiron ta shohë Ukrainën tek rimerr Krimenë

Sipas një burimi diplomatik francez, Franca dëshiron ta shohë Ukrainën të marrë përsëri kontrollin e Krimesë si pjesë e një fitoreje ushtarake kundër Rusisë.

Komentet erdhën teksa krerët francezë, gjermanë dhe italianë vizituan Kievin. Burimi po fliste me gazetarët që udhëtonin me delegacionin francez të enjten.

“Ne jemi për një fitore integrale me rivendosjen e integritetit territorial në të gjitha territoret e pushtuara nga rusët, përfshirë Krimenë”, tha zyrtari francez, duke iu referuar gadishullit të Detit të Zi që Rusia e aneksoi me forcë nga Ukraina në vitin 2014.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Pasi lufta të përfundojë, bisedimet do të jenë të nevojshme për të përcaktuar llojin e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe marrëdhëniet midis Ukrainës dhe NATO-s, tha burimi diplomatik, në mënyrë që “të dimë se si ndërtojmë një paqe të qëndrueshme”.

Ndërkohë, residenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi gjenden në Kiev për të vënë më në dukje unitetin evropian, Pas pak pritet që të takohen me presidentin Zelensky.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *