Bota

Franca dërgon tanket e para në Ukrainë

Franca ka nisur në Ukrainë dërgesën e parë me automjete luftarake.

Ministri i forcave të armatosura të Francës, Sébastien Lecornu bëri të ditur muajin e kaluar se pritej që në Ukrainë të dërgoheshin tanke të lehta AMX-10RC “brenda dy muajsh”.

Po ashtu, autoritetet e vendit bënë të ditur se tanket janë gati për t’u përdorur pasi trupat ukrainase janë trajnuar paraprakisht.

Lexo më shumë  Von der Leyen paralajmëron Trumpin në rast të trajtimit të padrejtë të BE-së

Lajmi vjen në një kohë kur disa vende të tjera të NATO-s janë zotuar që të dërgojnë tanke në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *