Lajme

FOTOT/ Hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekëshe

Nga dita e sotme do të hidhen në treg dy kartëmonedha të reja, me vlerë 500 dhe 2 000 lekëshe. Ndryshimi i bërë në këto kartëmonedha do të jetë materiali që raportohet të jetë i njëjtë me atë me vlerë 1 mijë lekëshe.

Ndërsa nga ana e dizajnit nuk do të ketë asnjë ndryshim, pasi “fytyra” e tyre do vijojë të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent. Këto kartëmonedha janë pjesë e serisë së re me gjashtë prerje që u paralajmërua nga Banka e Shqipërisë.

Lexo më shumë  SHBA grumbullon në Iran forcën më të madhe ushtarake që nga 2003

Pavarësisht emëtimit të kartëmonedhave të reja, ato ekzistuese të të gjitha prerjeve do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja dhe të shërbejnë si mjet pagese deri në momentin e përfundimit të tyre.

Rruga Press

YouTube player