KryesoreLajme

Fotografitë e disa personave që i përmendi Kurti për protestën në Zveçan

Kryeministri Albin Kurti në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës lidhur me situatën me veri të vendit, evidentoi rreth 26 emra për të cilët pretendoi se janë të përfshirë në protestat e dhunshme ku mbetën të lënduar mbi 30 ushtarë të KFOR-it.

KALLXO.com sjellë dosjen e dëshmive – fotografive të disa nga emrat për të cilët kryeministri Kurti pretendoi se kanë rol në trazirat në komunat veriore të Kosovës.

Ndër personat e parë që përmendi Kurti në seancën e sotme, janë Rajko Jevtiq e Miqko Jevtiq, për të cilët tha se janë babë e bir.

Kurti tha se Miqko Jevtiq është pjesëtar i formacionit ilegal ‘Mbrojtja Civile’.

“Miqko Jevtiq, pjesëtar i formacionit ilegal, i të ashtuquajturës Mbrojtje Civile në Zveçan bashkë më të, Rajko Jevtiq, ish-këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish-drejtor në Komunën e Zveçanit (babai i Miqko Jevtiq)”- tha Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Është siguruar dëshmi-fotografia në të cilat shihet Miqko Jevtiq shihet në mesin e turmës së maskuar në Zveçan. Ai në kokë ka të vendosur një kapelë.

Kjo turmë e maskuar të hënën u përplas me paqeruajtësit e KFOR-it, përplasje nga e cila u lënduan rreth 30 pjesëtar, u hodh gaz molotovi, gur, shok-bomba e gurë në drejtim të kordonit ushtarak.

Kryeministri Kurti sot përmendi edhe Rajko Jevtiq, për të cilin tha se është ish-këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish-drejtor në Komunën e Zveçanit.

Është siguruar dëshmi-fotografia në të cilën shihet se Rajko Jevtiq poashtu pjesëmarrës në protestën në Zveçan.

Në dëshminë që është siguruar nga mediat, ai nuk është i maskuar por qëndron në turmë.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Emri i tretë i përmendur nga Kurti është ai i Danillo Josifoviq për të cilin tha se është i njohur me nofkën ‘Përki’ gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal ‘Mbrojtja Civile’.

Është siguruar dëshmi në të cilën shihet Josifoviq i maskuar në turmë.

Në mesin e 26 emrave, për të cilët kryeministri Kurti po pretendon se qëndrojnë mbrapa trazirave të veriut, është vetëm një grua, e ajo është Liljana Aksentijeviq.

“Liljena Akstentijeviq zëvendësuese e kryetarit të ashtuquajtur organ i përkohshëm në Zveçan ka urdhëruar të gjithë punëtorët ilegal të Komunës së Zveçanit që në 6:30 të dalin para komunës”- tha Kurti.

Aksentijeviq shihet në turmën protestuese.

Ajo është e vetmja grua që shihet në mesin e turmës e cila është nga burra të maskuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *