Lajme

Fotografia e parë e tre policëve të kidnapuar pas lirimit

Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka publikuar fotografinë e parë me tre policët që ishin arrestuar nga forcat serbe.

“Më në fund”, ka vendosur mbishkrimin mbi fotografinë e tyre.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku ishte kërkuar lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Rruga Press

YouTube player