Fotografia e një peshkaqeni që tregon kafshimin misterioz në trupin e tij
Mendimi i parë i fotografit Jalil Najafov kur e kishte parë një peshkaqen të bardh ishte “është kjo e vërtetë?”.
Ishte gushti i vitit 2019 dhe Najafov, një entuziast i peshkaqenëve, konservator dhe regjisor, ishte duke eksploruar në Meksikë me disa shokë. Grupi e pa një peshkaqen të madh të bardhë duke notuar afër anijes së tyre.
Kjo ishte e mrekullueshme. Por më pas grupi vërejti se peshkaqeni kishte një kafshim të mistershëm në njërën anë të tij.
“Ishte vërtet e befasishme pasi unë nuk kisha parë asnjëherë diçka të tillë në jetën time”, i ka thënë Najafov CNN-it. “Shenja e kafshimit ishte shumë e madhe”.
Konservatori i lindur në Azerbajxhan u zhyt në ujërat poshtë, i pajisur me kamerën e tij të papërshkrueshme nga uji, GoPro7, për të kapur një pamje të peshkut të madh me kafshimin.
Ai shpërndau në profilin e tij në Instagram fotografitë në dhjetor të vitit 2021.
Najafov e dinte se fotografitë ishin të mrekullueshme.
Rruga Press