KryesoreLajme

Fotografi të flotës së kamionëve ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Adem Jashari” në Prishtinë, të martën u inaugurua Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.

Në po këtë ditë FSK-ja u furnizua edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

E pas ceremonisë së inaugurimit të kësaj qendre, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari panë nga afër flotën e kamionëve të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Lexo më shumë  Liderët e VLEN-it pas takimit me Mickoskin: Kushdo që bëhet vegël e BDI-së në rrjetin e krimit, nuk ka vend në Qeveri

“Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion”, tha Kurti.

Sipas tij, këta kamionë multifunksionalë janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.

E Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media ka bashkëngjitur edhe fotografi të flotës së kamionëve ushtarakë. 

Lexo më shumë  390.2 milionë euro të hyra tatimore gjatë katër muajve të parë të 2025

E Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media ka bashkëngjitur edhe fotografi të flotës së kamionëve ushtarakë. 

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit