KryesoreLajme

Fotografi nga “Tango Mike, FSK me ushtrim fushor për vlerësimin e kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.

FSK në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga ky ushtrim fushor.

“Në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor ‘Tango Mike’, me qëllim  vlerësimin e kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës.

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike

Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje më zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, shkruajnë nga FSK-ja.

Rruga Press

YouTube player