Bota

FOTO/ Të paketuara me portretin e Vladimir Putin, kapen mbi 300 pako drogë në një plazh të Libisë

Një sasi e madhe droge e paketuar me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin është lënë në një plazh të Libisë, shkruajnë mediat vendase.

Policia në Al-Marj në verilindje të vendit tha se 323 paketime hashashi, secila e mbështjellë me plastikë dhe me fytyrën e presidentit rus, ishin gjetur nga një banor vendas.

Lexo më shumë  “Do hakmerremi”- Kandidati kanadez për kryeministër i përgjigjet Trump për tarifat

Ata nuk e zbuluan peshën e ngarkesës dhe thanë se ndoshta u hodh në breg pasi mbytjes së një varke që përmbante drogë kontrabandë.

Vlen të përmendet se vetëm pak ditë para këtij zbulimi, banorët gjetën sasi të mëdha hashashi në plazhet e qyteteve libiane Talmitha dhe Boutraba.

Në vend të Putinit, këto pako ishin të stampuara me fotografitë e bosit famëkeq kolumbian të drogës Pablo Escobar.

Lexo më shumë  Kryediplomatja e BE për DW: Sabotimet po shtohen në Evropë, synimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *