Bota

(Foto) Putini sërish në siklet në një dalje publike

Vladimir Putin u shfaq i grimuar në një fjalim që mbajti në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut. Megjithatë ekspertët e gjuhës së shenjave vunë re se ai shfaqte shenja shqetësimi, djersitej dhe ishte edhe më i fryrë në fytyrë.

Putin dukej se nuk ndihej rehat duke lëvizur vazhdimisht në ndenjësen e tij dhe duke lëvizur këmbë e duar. Ai ishte ulur në pozicionin e shtrirë në karrigen e tij, por shpesh merrte kënde të çuditshme. Ai vazhdimisht rrotullohej dhe lëvizte të dyja këmbët thuajse përpëlitej.

Udhëheqësi rus u shfaq gjithashtu me fytyrën e tij tashmë karakteristike, por mjaft të fryrë.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Thashethemet shëndetësore vazhdojnë të qarkullojnë rreth tij pasi raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se ai mund të jetë duke iu nënshtruar trajtimit kundër kancerit apo edhe duke vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit.

Secila prej paraqitjeve publike të Putinit tani po analizohet pasi lideri rus mbush 70 vjeç në tetor.
Zyrtarët e Kremlinit vazhdimisht mohojnë se ka ndonjë gjë që nuk shkon në shëndetin e tij.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, ai u shfaq në skenë dhe foli për disa orë duke hequr dorë nga disa raporte se ai tani mund të bëjë vetëm paraqitje shumë të shkurtra publike.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Putin u pa me këmbët e tij të mbuluara me një batanije të trashë në një paradë dhe dukej se dridhej në mënyrë të pakontrolluar gjatë një takimi me diktatorin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Putin mbrojti sërish sulmin rus ndaj Ukrainës dhe pretendoi se pushtimi nuk ishte shkaku i problemeve ekonomike globale dhe për këtë fajësoi Perëndimin./©LAPSI.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *