Bota

(Foto) Protestë me flamurin ukrainas në Londër/ Qindra litra bojë të verdhë dhe blu para Ambasadës ruse

Një grup aktivistësh derdhën qindra litra bojë të verdhë dhe blu në rrugën përpara Ambasadës ruse në Londër duke krijuar flamurin ukrainas për të përkujtuar përvjetorin e parë të pushtimit.

Grupi protestues “Led By Donkeys” ndaloi trafikun përpara se të derdhte 300 litra bojë në rrugën përpara Ambasadës së Rusisë në Londër.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

“Ukraina është shtet i pavarur dhe popull me të gjitha të drejtat për vetëvendosje”, tha grupi në një deklaratë.

“Ekzistenca e një flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së ambasadës (së presidentit rus Vladimir Putin) në Londër do të shërbejë për t’ia kujtuar atij këtë.”

Protesta të shumta u zhvilluan në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë në mbarë botën.

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Konflikti njëvjeçar ka shkatërruar zona të shumta të Ukrainës dhe sipas burimeve perëndimore ka shkaktuar 150,000 viktima nga secila palë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *