Lajme

Fermerët në Devoll presin mollët: S’ka treg, më shumë shpenzojmë se fitojmë

“Kjo nuk është një gjendje paslufte në Ukrainë apo Rusi, por janë tokat e Devollit që janë katandisur në këtë lloj formë, sepse vet fermerët kanë nisur të shkulin mollët e të heqin dorë nga kultura pemëfrutore.

Fermerët e fshatrave Mançurisht, Progër e Vranisht në bashkinë e Devollit edhe këtë vit janë duke prerë sipërfaqe të mëdha të mollëve.

Kjo është toka e Myredetit, i cili prej vitesh merret me kultivimin e mollës. Sipas tij, shpenzimet janë më të larta se fitimet.

Lexo më shumë  Protesta e opozitës në Tiranë, 11 të arrestuar, 22 të shoqëruar në polici

“I presim sepse nuk na leverdis, pema ka kosto, do spërkatje, krastitur, ujitur, do hedhur dap, nitrat, nuk na del leverdia. Ka rënë e breshër, shteti nuk na subvencionoi, u bënë 5 vite që ne kemi dalë aty aty, detyrohemi t’i presim”, thotë Myredet Myso.

Ndërhyrja e shtetit për të siguruar tregun mund t’i kursente këto pamje.

Një tjetër problem që sektori i bujqësisë po përballet është mungesa e punëtorëve, shumica e të rinjve kanë emigruar.

“Këtu vijnë nga zonat e thella të Pojanit, Podgories. Se nuk ka punëtorë, kanë ikur, populli i Devollit ka qenë shumë punëtorë, tani ka katandisur në moshën e tretë. Unë 64 vjeç me gruan punoj. Kot. Ato para qe hedhim nuk i marrim dot”, u shpreh Myso.

Lexo më shumë  ’Rama po e shet Shqipërinë!’ Këlliçi: Ndryshimi s’vjen nga qielli, të majtë e të djathtë të vijnë sot në shesh

Në fushën e Devollit janë mbjellë më shumë se 780 hektarë me mollë, ndërkohë që sipas fermerëve, gjatë viteve të fundit, është prerë afro gjysma e kësaj sipërfaqeje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *