Lajme

(FOTO) Momente emocionuese, betohen 311 rekrutë. Mehaj: Në vena keni ADN-në e Adem Jasharit

Janë betuar 311 rekrutë të rinj për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u është drejtuar ushtarëve të rinj duke u thënë se qëllim e kanë garantimin e paqes në vend dhe më gjerë.

Ai ka njoftuar se më 28 nëntor do të hapet konkursi i radhës për pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj.

“Jeni grupi më i madh që jeni certifikuar ndonjëherë në ushtrinë tonë. Me 311 ushtarë të rinj në total arrijnë 1230 ushtarë brenda 19 muajve punë. Sot ju njoftoj se me konkursin e ri të ardhës për pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj do ta hapim më 28 nëntor. Kjo është e nevojshme, kjo është e domosdoshme për të zhvilluar më tutje ushtrinë tonë dhe forcuar kapacitetet tona për mbrojtje të vendit”.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Mehaj ka theksuar se nuk mund të ecet përpara pa nderuar të kaluarën për të cilën është derdhu gjak.

“Në venat tuaja keni ADN-në e UÇK-së, keni ADN-nën e komandantit legjendar Adem Jasharit. Ushtria e Adem Jasharit nuk kthehet prapa, është e pathyeshme dhe e pamposhtur. Jemi të qëndrueshëm dhe vizionarë si Adem Demaçi dhe trima si Adem Jashari”.

FOTO Kallxo.com

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *