Lajme

FOTO/ Kush janë dy ushtarët që u plagosën nga rusët tek uzina e armëve në Gramsh, pamjet e plota

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

Ushtarët shqiptarë, Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprajt dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori ndërsa ushtarët shqiptarë ndodhen nën kujdesin e mjekëve tek Trauma. Rusëve u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës.

Më shumë se dy orë pas ngjarjes ka reaguar ehde Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se gjendja e ushtarëve është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Lexo më shumë  Të huajt punësohen në Shqipëri: S’do qëndrojnë gjatë, shkak informaliteti

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Gjendja shendetesore e dy ushtarakëve shqiptarë është e stabilizuar”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *