KryesoreLajme

Foto/ Kurti paralajmëroi për sulme të reja, KFOR: Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri

Pak pasi kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se Rajdojçiç po përgatit sulme të reja kundër Kosovës, misioni i KFOR-it në Kosovë ka publikuar fotografi të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Leposaviçit.

KFOR ka theksuar se është e fokusuar plotësisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

Lexo më shumë  Pas 18 vitesh pavaresi Kosova mori leksion historik. Pas 18 vitesh pavaresi, Kosova po jep leksion historik

 ‘Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryen një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit.

KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes’, ka shkruar KFOR.

Lexo më shumë  Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e Kosovës

Rruga Press

YouTube player