KryesoreLajme

Foto/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

Websajti i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.

Vetë Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme.

“Llogaria jonë ka qené subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara. Po punojmë per te rikthyer siguriné dhe për të fshirë çdo permbajtje te papërshtatshme.

Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.

Lexo më shumë  “Albanian Files” nuk u printua në Zvicër siç thotë Rama, por nga “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, një nga përfituesit e lejeve. Aktivisti denoncon

Mediat e Kosovës pretendojnë se websajti është sulmuar nga hakerë serbë, të cilët pasi e kanë përvetësuar kanë filluar të postojnë lajme dhe tituj të rremë. “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-së.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi
YouTube player