FOTO/ Ish-shefi i FBI dhe Agron Neza, darkë edhe me Safet Gjicin e foto me Damian Gjiknurin
Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, më 23 shtator 2021, ishte dekoruar nga kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Tropojë, Rexh Byberi. Kryebashkiaku i Ramës krenohej me postimin e tij në Facebook se ka dekoruar me titullin ‘Mirënjohja e Tropojës’ ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Në këtë ceremoni i pranishëm ka qenë edhe Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i PS-së. Por McGonigal ka patur takime edhe me drejtues të tjerë socialistë.
Në një foto të bërë nga vizitat e shumta të Charles McGonigal në Shqipëri është edhe një me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit. Ata shfaqen duke darkuar në një restorant dhe duke pirë verë, ndërsa shoqërohen nga Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.
Rruga Press