Lajme

FOTO/ I ftohti “zbarkon” edhe në Kuvend, dy deputetët i afrohen kondicionerit për t’u ngrohur

I ftohti polar duket se ka “zbritur” edhe në godinën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht masave të marra temperaturave disa gradë nën zero nuk u kanë rezistuar dy deputetët Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula.

Teksa mbahej mbledhja në Komisionin e Ligjeve ata në një moment janë ngritur dhe kanë shkuar pranë kondicionerit për tu ngrohur.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

I pari që është afruar pranë kondicionerit ka qenë deputeti Saimir Korreshi ndërsa më pas atij i është bashkuar pranë kondicionerit edhe Dashnor Sula. 

Rruga Press

YouTube player