Lajme

Banorët e “5 maj-it” nuk ndalen me protestën: Ta harrojë Veliaj që do të firmosim

Pasi IKMT shembi tre banesa në 19 janar të këtij viti, banorët e lagjes ‘5 maj’ nuk ndalen me protestat duke u zotuar se për aq kohë sa Bashkia nuk vë në dispozicion një marrëveshje të qartë, nuk do të lejojnë firmën ndërtuese të fillojë punën.

Disa nga banorët u prononcuan për ‘Fax News’ duke u shprehur se edhe pas takimit me kreun e Kadastrës Artan Lame dje, nuk gjetën asnjë zgjidhje.

Sipas tyre ishte një takim formal dhe pa asnjë efektivitet. Disa banorë të cilëve u është prishur një pjesë e shtëpisë janë ende brenda banesës plot me gërmadha në këto kushte të vështira të motit

Banorët: Do të shohim gallata me akt marrëveshjen për ata të cilët kanë firmos, nuk është qëllimi të na strehojnë ne, por me ngrit kulla dhe me shit, e tha vetë nënkryetari i bashkisë.

Lexo më shumë  Arratisja e Sekiraqës, kryeministri Kurti: Skandal i sistemit gjyqësor

O njerëz, dëgjoni! Po luajnë mbi kurrizin ton, ne jemi të ligjshëm dhe na mbron Kushtetuta. Dilni e protestoni.

Nuk kemi komunikuar fare me Bashkinë!

-Një që vjedh quhet hajdut, një shtet që vjedh këta po e quajnë ligj. Bisedova me Lamen dhe nuk më dha asnjë zgjidhje, tha çështja jote është e specifikuar.

Këta vetëm dalin në media për të thënë ja ne presim popullin por nuk japin asnjë zgjidhje. Ka dy orë që s’ka drita, jemi kthyer në epokën e gurit. Nënë Liza ka ngelur jashtë, ju i patë vetë kushtet.

-S’ka ardhur njeri ti shohë ku jetojnë këta, po maksimumi vijnë për të gërmuar pallatet.

Akoma jemi me idenë ‘Unë të premtoj’, përderisa nuk është vënë në zbatim asnjë lloj marrëveshje ne nuk ikim, nuk do lejojmë firmën ndërtuese të vazhdojë punën.

-Mu duken si kolonela të Hitlerit me atë lloj veshje.

-Na kanë kërkuar të firmosim bonus qeraje, e para njëherë nuk kishte as shumë aty.

-I kemi dhënë lekët që në fillim, 250, natë ditë rrimë këtu e të mbrojmë banesat tona.

I them Velisë, Hajde pastro zonën por harroje se preket toka.

Rruga Press

YouTube player